Flash News

E-TJERA

Zjarr në një magazinë druri në Berat

Zjarr në një magazinë druri në Berat

Një zjarr  ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë”, në Berat. 

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrrëfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse dhe 12 efektivë zjarrëfikës,të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj.

Të fundit