Flash News

E-TJERA

Banesa dykatëshe përfshihet nga flakët në Shkodër, zjarri djeg edhe 3 shtëpi të tjera

Banesa dykatëshe përfshihet nga flakët në Shkodër,

Katër banesa në Shkodër janë përfshirë nga zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një banesë dykatëshe, dhe më pas është përhapur në tre banesat e tjera, njëra e pabanuar.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Të fundit