Flash News

E-TJERA

Zjarr në spitalin e Shkodrës, përfshihet në flakë dhoma e Repartit të Kirurgjisë

Zjarr në spitalin e Shkodrës, përfshihet në flakë dhoma

Zjarr në spitalin Rajonal të Shkodrës këtë mëngjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, zjarri ka rënë katin e katërt të spitalit, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

 

Të fundit