Flash News

E-TJERA

Zjarr në vendrojen e një fabrike, humb jetën 64-vjeçari

Zjarr në vendrojen e një fabrike, humb jetën 64-vjeçari

Pasditen e sotme në zonën e njohur si “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën 64-vjeçari M.M, që sipas policisë strehoej aty.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin zyrtar.

"Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit