Flash News

E-TJERA

Zjarrëfikësit protestë para Parlamentit: Na kanë ulur pagat, s’japin orët e natës

Zjarrëfikësit protestë para Parlamentit: Na kanë ulur

Forcat zjarrfikëse kanë dalë sot në protestë para Kuvendit, ku kërkojnë rishikim të pagave të tyre, orët shtesë dhe përmirësimin e kushteve të punës.

“Protestojmë për të drejtat tona, për orët e natës. Nga ministria u krijua një grup pune për ngritje rroge. Kërkojmë të drejtat tona. kërkojmë që të zbatohet ligji. Na takojnë orët e natës, vështirësia, orët shtesë. Na janë hequr orët e natës, nuk i marrim fare. Nuk marrim as pushime festash, apo të paguajmë. Këtë nuk na e paguajmë. 490 mijë leke marrin”, tha një prej tyre.

Ndërkohë një tjetër tha se janë kërcënuar me heqje nga puna, nëse do të ngriheshin në protestë. Ai tha se kushtet e punës janë përkeqësuar.

“Ne kërkojmë që VKM të flasë siç thotë Kodi i Punës. Ka dalë edhe urdhri i Ministrit, këta duhet të paguhen njësoj siç e thotë Kodi i Punës. Ka një shkresë zyrtare, por zjarrfikësve nuk u paguhen orët e natës. Ka dalë edhe një shkresë tjetër, ku e shtuna e diela është njësoj si ditët e javës.

Ne kemi qenë njësoj me Policinë e Shtetit dhe e ulën. I kërkon të thonë do ulemi, dhe më pas anashkalohen. E gjithë protesta ishte për vëmendjen e kryeministrit, të mos flasim broçkulla ligjin e bën kryeministri.

Unë kërkoj që kryeministrin ta vë në dijeni. Ky parlament i bën ligjet, të zbatohet ligj. Sot në mëngjes në disa rrethe nuk u kanë lënë me ardhë në protestë, me vendimin se do t’i largonin nga puna, ka pasur presion për t’i hequr nga puna. Duam kushtet e punës dhe të shtohet vëmendja”, tha protestuesi.

Të fundit