Flash News

E-TJERA

Zjarret në Delvinë, asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë

Zjarret në Delvinë, asfiksohet nga tymi nënkryetari i

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi është asfiksuar nga tymi teksa ndodhej në aksionin për të shuar zjarret dhe për kontrollin e situatës.

Xuxi është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga afër.

Zjarret kanë përfshirë disa zona të pyllëzuara përreth qytetit të Delvinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vështirësuar ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta.

Autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse po vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa apelojnë për ndihmë shtesë dhe kujdes nga banorët e zonës.

 

 

 

 

 

Të fundit