Flash News

E-TJERA

Zjarret në vend/ Aktivizohet një vatër e rrezikshme në Shkodër, Karaburni vazhdon të digjet

Zjarret në vend/ Aktivizohet një vatër e rrezikshme në

Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive në disa zona të vendit tonë. Një zjarr i fuqishëm u raportua se kishte rënë rreth orës 22:31, në lagjen "Tepe" në Shkodër. Zjarrfikësit po punojnë ende për shuarjen e flakëve.

Flakët kanë shkaktuar panik te qytetarët. Në qarkun e Shkodrës vatra aktive ka edhe fshatin Cukal, bashkia Vau Dejës si dhe në Fushë Arrëz.

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër dhe në fshatrat Lengo, Asim Zeneli dhe Krinë. Në Gadishullin e Karaburunit
 situata vazhdon të paraqitet serioze.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 319 forca të FA-së, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses, si edhe 3 helikopterë. Vatra të vogla zjarri janë aktivizuar edhe në Elbasan, Fier dhe Dibër.

Një ditë me parë BE shpërndau helikopterë për vendet e prekura nga zjarret dhe në Shqipëri solli dy. Holanda ndihmoi gjithashtu me dy helikopterë.

Dyshohet se zjarret mund të jenë dhe të qëllimshme, ndaj autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Kjo situatë vijon prej një jave në vendin tonë.

 

Të fundit