Flash News

E-TJERA

Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i

Zajrri në Malin e Dukatit vijon të jetë ende aktiv prej më shumë se 24 orësh.

Deri tani janë shkrumbuar mbi 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha.

Zjarri rrezikon të përhapet në drejtim të parkut kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore.

Raportohet se vija e zjarrit është e gjatë rreth 3 deri në 4 kilometra dhe ka degëzime të shumta që mund të përhapen më tej për shkak të erës dhe terrenit të thyer malor.

Krahu jugor i zjarrit, i cili ndodhet më pranë zonës së mbrojtur të Llogarasë, konsiderohet si më kritik dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Të fundit