Flash News

E-TJERA

Zjarri në Parkun e Prespës/ Kryebashkiaku i Pustecit: Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe

Zjarri në Parkun e Prespës/ Kryebashkiaku i Pustecit: Sipërfaqja

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në Parkun Kombëtar të Prespës.

Ai tha se terreni i vështirë dhe bimësia e dendur vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Pali Kolefski: Që në momentet e para që u lajmërua, ka qënë reagim i shpejtë por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi.

Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse , kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qënë këtu zjarrfikeset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit , punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur . Ne jemi duke bërë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase. Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen.

Fillimisht sipas specialistëve , Ministrisë së Brendshme dhe policisë zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata.

Të fundit