Flash News

E-TJERA

Zjarri në repartin e Kirurgjisë, reagon Spitali Shkodër: Pacientët u evakuuan në kohë, shërbimi vijon pa ndërprerje

Zjarri në repartin e Kirurgjisë, reagon Spitali Shkodër:

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe stafi mjekësor kanë evakuuar pacientët duke shmangur çdo rrezik.

Spitali Rajonal ka bërë me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje, e ndërsa thekson se si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar.

"Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.  Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. 

Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti", thuhet në reagim. 

 

Të fundit