Flash News

E-TJERA

Zjarri në Rezervat e Shtetit, reagon KQZ: Dokumentet e 25 prillit janë të ruajtura në tjetër ambient

Zjarri në Rezervat e Shtetit, reagon KQZ: Dokumentet e 25 prillit janë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas zjarrit që përfshiu Rezervat e Shtetit në Lundër pasditen e sotme. Përmes një reagimi, KQZ bën me dije se në ambientet e rezervave që u përfshi nga flakët nuk ndodheshin dokumentet e zgjedhjeve të 25 prillit, teksa deklaron se dokumentet që kanë dalë jashtë funksionit si pasojë e flakëve, janë të vjetra.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambientet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambientet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambientin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar menjëherë instancat përkatëse për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti", thuhet në reagimin e KQZ.

Të fundit