Flash News

E-TJERA

Zjarri në spitalin Covid 3, Manastirliu: Të gjithë janë shëndosh e mirë, flakët në zonën e gjelbër

Zjarri në spitalin Covid 3, Manastirliu: Të gjithë janë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbërritur pranë spitalit Covid 3, ambientet e të cilit u përfshinë sot nga flakët e zjarrit.

Në një prononcim për mediat, ministrja siguroi që pacientët e spitalit dhe personeli mjekësor janë mirë dhe se incidenti është shënuar në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse.

“Dua të siguroj që janë të gjithë shendosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavianëve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse, pra nuk është e lidhur me 3 pavionet.

Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështesë, është reaguar përmes bombolave fikse. Janë lajmëruar strukturat përgjegjëse të cilat po hetojnë për shkakun e incidentit. 

 Janë mbi 70 pacientë në COVID 3. nuk janë prekur nga ky incident asnjë prej 3 pavianëve.  Ka disa pista ku po hetohet për shkaqet e zjarrit”, u shpreh ministrja.

 

Të fundit