Flash News

E-TJERA

Zjarri tek ‘Arlis’, inxhinieri: Nxehtësia e lartë mund të ketë dëmtuar strukturën e pallatit

Zjarri tek ‘Arlis’, inxhinieri: Nxehtësia e lartë mund

Inxhinieri Romeo Nazarko, referuar zjarrit në kompleksin ‘Arlis’, tha se nxehtësia e lartë mund të ketë dëmtuar betonin dhe hekurin brenda strukturës.

I ftuar në studion e “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Nazarko bëri thirrje urgjente që inxhinierët konstruktorë të marrin masa konkrete.

Inxhinieri tha se problemi ka rrënjë në mungesën e kontrollit profesional dhe të pavarur në sektorin e ndërtimit.

“Ekziston rreziku i dëmtimit të pallatit, sepse kemi të bëjmë me një zjarr të madh, i cili përveçse fasadës së pallatit, ai depërtoi dhe në brendësi të pallatit dhe u kthye si një furrë zjarr brenda pallatit, u kthye si një furrë e cila ndikon, zjarri ndikon shumë në, beton dhe në hekur. Po, në strukturën e betonit.

Ne inxhinierët përveçse nuk jemi dhe profesionistë të fushës dhe ato defekte ose problemet që lënë kompanitë e ndërtimit, përpiqemi dhe i rregullojmë vetë gjatë momentit që jetojmë në ato apartamente”, tha inxhinieri.

Të fundit