Flash News

E-TJERA

"Zonja e Vjetër" pëson disfatë, Napoli mposht 2-1 Juventusin

"Zonja e Vjetër" pëson disfatë, Napoli mposht 2-1
Foto Ilustruese

Juventinët nuk arritën dot të triumfojnë përballë Napolit. Me një rezultat 2-1, Napoli theu Juventusin në stadiumin “Armando Diego Maradona”.

Juventusi ishte i pari që tundi rrjetën e Napolit. Alvaro Morata çoi në avantazh "Zonjën e Vjetër" duke shfrytëzuar gabimin e Kostas Manolas.

Juventinët patën edhe dy raste të tjera që mund ta kalonin lehtësisht në avantazh dhe t'i jepnin fitoren në pjesën e parë. Ishte suedezi Dajan Kulusevskin, i cili tentoi por dështoi në të dyja rastet.

Pjesa e dytë nisi me 'presion' nga Napoli. Në minutën e 57-të, ishte goli i Lorenzo Insignes që barazoi rezultatin. Goli i fitores erdhi në minutën e 85-të nga Kalidou Koulibaly, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtësve për të çuar skuadrën në avantazh.

Napoli mor kështu fitoren e tretë në tre ndeshje, kurse Juventusi ka vetëm një pikë në tre ndeshjet e para.

 

Të fundit