Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Zot lidh sytë qeverisë e policisë”, ‘magjia’ e fallxhorëve për të kaluar drogën pa probleme

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan, ka sjell këtë të martë 4 raste të ndryshme, fllaxhorësh, apo njerëzisht, që pretendojnë të lexojnë fatin, apo të të bëjnë mbarë një vendim e aktivitet.
Dushi nga Tirana, thotë, se me kokrra sheqer, që i ha qytetari e dy të tjera në mallin që do shesë, policia arrin të kalojë drogën pa probleme.
Ilmiu në Belik, Cërrik, bën, që t’i lidhen sytë qeverisë, e çunat e Italisë, të vijojnë pa probleme me vjedhjen e shtëpive atje. Monda nga Roskoveci, ndihmon në prodhimin e mbarë të hashashit në Skrapar, duke të qetësuar edhe nga gjendja mendore. Ndërsa Nora në Gramsh të bën drejtor. Ajo thotë, se e ka bërë njërin deputet, ndaj nuk e ka problem të bëjë mbarë për rritjen në karrierë.
Qytetarja: Tani u bë ca kohë, që nuk po na ecën puna më. Ne, me thënë të drejtën, fillum punën të dy. Ca kohë bëmë transport hashashi nuk po na ecën më.
Dushi– I bihet njëherë, dy herë, pesë herë, bam-bam- bam- bam, masandej ndalo! Do të bëj nji letër, për nji mbarësi të përgjithshme. Gjithmonë për sheqerin. Dy kokrra ha, dy kokrra spërkat mallin! Zoti ua lidhtë sytë policisë. Zoti i lidhtë policët mos të na dalin përpara, mos të kemi kontroll!
Qytetarja: Kemi nji rrugë javën, që vjen.
Dushi: Shumë shkëlqejnë. Më jep nji dritë jeshile kshuuuuuu! Nji dritë kshu, nji dritë kshu edhe nji kshu si shigjetë ma jep! Ma jep me dritë, por prapë kujdes të keni! Se mos keni nanji spiun na nji njeri, se më doli nji mashkull, domethënë mos spiunoheni.
Qytetarja: Noi gjë kshu për policinë atë ditë?
Dushi: Me ça makine shkoni ju? Keni makinën tuaj?
Qytetarja: Jo, nji furgon.
Dushi: Furgon pasagjerësh të jetë.
Qytetarja: Po!
Dushi: Gjithmonë me pasagjerë!
Qytetarja: Po!
Dushi: Fute mallin poshtë! Fut rrobe sipër edhe jo shumë, që të biesh në sy domethënë, as shumë, as pak! Si pasagjere! Jo me furgon direkt! Këtë harrojeni!
Qytetarja: Po mallin ku mendon, se pak po..?
Dushi: Mbrapa, ku do e fusin të gjithë! E vë poshtë atë, e amballazhon, sipër do vësh rroba! Kudo që të ecësh, bismilah, do hash pak, dy kokrra do i hudhësh! Zoti ua lidh sytë policisë! Zoti ua bëftë mjegull sytë, mos ta kenë mëndjen te unë! O Zot, na ndihmoftë Zoti! Ktë ose e mbanë vetë, ose e lë në shpi, është e përgjithshme për çdo gjë! E ka emrin “Mbarësi e përgjithshme”. Kur të ecësh për rrugë, dy kokrra sheqer, bismilah, dy kokra mallit sa të dalësh jashtë, hudhi dy kokrra! Zoti ua lidhtë sytë, që të gjithë njerzve!
Dushi: Hë sa punë bën ky sheqeri atje në Angli.
Qytetarja: Ku?
Dushi: Në Angli, në shpijat e barit!
Qytetarja: Në Angli?
Dushi : O Zot, flori ta bëftë Zoti! Flori preksh!
Qytetarja: Sa? Unë po të lë nji gjë të vogël sot!
Dushi: Zoti të ndihmoftë!
Qytetarja: Sot do të lë nji gjë të vogël.
Dushi: Të ectë mbarë!
Qytetarja: Edhe kur të kthehem, do vij me burrin.
Dushi: Të ectë mbarë!
Ilmiu është një tjetër fallxhor i cili është filmuar nga kamerat e emisionit “Stop”, i cili lutet që klientes së tij dhe të fejuarit të saj ti shkojë mirë puna si skifter duke thënë “Oh Zot lidhe gojën e qeverisë”.
Qytetarja: Më dolën të gjitha. U rregullum e u fejum, edhe ka ik në Itali për punë, ngaqë është sezoni tani, edhe po punon, ngaqë i kam tregu kshu-kshu për ty edhe ka shumë besim e më tha, që të vija ktu. Ai punon, është sezoni tani. Ai punon si të thush, si ta them me thyrje, kshu. “Skifter” me pak fjalë.
Ilmiu: E marr vesh unë, e marr. Mos fol hiç ti, se e shof ktu unë! Oh Zot ma hap!
Qytetarja: Do vij me dhuratë të mirë pastaj. Jo, jo e di ai atë, se ai më pat pru ktu. E mban mënd, hë..?
Ilmiu: Po si do të lidhja unë ty? Po si do të gjeja…(nuk kuptohet)
Qytetarja: Ke të drejtë!
Ilmiu: Atij i kishin bërë magji edhe e kishin tharë fare.
Qytetarja: Ia thashë.
Ilmiu: Desh e mori tjetra.
Qytetarja: Jam në dorë tate. Ndihmoje! Bëj ça të duash ti! Jam në dorë tate.
Ilmiu: Zoti e rujt! Hajde këtu! Oh Zot lidhe gojën e qeverisë! Oh Zot më ndihmo! Oh Zot mos ma kap njeri! Oh Zot ma ruaj! Oh Zot më ndihmo! Mbaje ktë me vete edhe kur të vijë, hajde ktu!
Qytetarja: Po, po!
Ilmiu: Po mbaje me vete ore, në portofol!
Qytetarja: Po!
Ilmiu: Nuk qepet ajo me asnjë gjë.
Qytetarja: Kaq du, që të vij me duart plot.
Ilmiu: Ik, se ia hapa unë punën! Ia hapa punën.
Qytetarja: Më thuj, sa duhet të jap tani?
Ilmiu: Sot s’ke ti, po kur të vijë ai!
Qytetarja: Mirë, mirë nji gjë të vogël e kam unë, se s’jam pa gjë fare po…
Ilmiu: Një gjë të vogël, lëre nji gjë të vogël!
Qytetarja: Kur të vijë ai, do vij me…
Ilmiu: Hajd, Zoti të rujt!
Qytetarja : Shumë faleminderit!
Fallxhore Mondan nga Roskoveci i Fierit i sugjeron klientit të saj të rri i qetë nga gjenjda mendore, pasi sipas saj puna e hashashit ka për ti shkuar mbarë.
Qytetari: Kemi nji kshu, hall. Jemi nji grup shokësh, kemi punuar çikë e duam, që të na eci mbarë! Për këtë kam ardh, po nuk e di domethënë më ndihmon dot, a jo?
Monda: Ku, në ça vendi?
Qytetari: Punojmë në Skrapar lart në ca toka kshu, kemi mbjellë aty.
Monda: Hë, hë…
Qytetari: Edhe duam, që të na eci mbarë, se kemi për të bërë nja dy rrugë tani shpejt e shpejt!
Monda: Nga do vini?
Qytetari: Ne i çojmë deri në Vlorë.
Monda: 4 shokë jeni?
Qytetari: Po! Na ka hec mirë ktë vit prodhimi, e kupton, e jemi në punë tani e thjesht duam ta çojmë deri në Vlorë!
Monda: Duhet të jesh pak i qetë për vete, se je shumë I ankosur. Stresohesh shumë, prekesh shumë shpejt, të ngelet qejfi shumë shpejt me nji fjalë. Po duhet të bësh njëherë, të jesh për veten tënde pastaj për të tjerët!
Qytetari: Ajo është çikë gjë e jashtëligjshme. Më kupton? Nuk është se…
Monda: Nuk më kuptove prapë.
Qytetari: Ne çojmë hashashin, se na është bërë edhe…
Monda: Më vjen keq, pikërisht.
Qytetari: Do ta çojmë në Vlorë.
Monda – Unë po të flas. Unë kam dy djem të rritur, nuk jam një adoleshente, që ty të gënjej. Ç’do rrjedhi, do rrjedhi, ç’do pikojë, do pikojë. Të jesh ti aktiv për vete! Mos të jesh për tjetrin! Të jesh i përqëndruar! Ktë do ta bëj dhe pikë! S’u bë, s’u bë. Vetëm mos ashtu, se ti sa vjen e nevrikosesh, harron, nuk e kupton veten tënde, se ku je.
Qytetari: Prandaj erdha, që të më ndihmosh.
Monda: Më vjen keq! Unë do të ndihmoj nuk bëhet fjalë, por duhet të jesh pak më i qetë për vete!
Qytetari: Po më ndihmove me ktë rrugë, po na eci mbarë, do vij.
Monda: Me kismet të Zotit! Kur do ta çosh?
Qytetari: Po nga fundi I muajit.
Monda: I Dhjetorit?
Qytetari: Po, para Vitit të Ri.
Monda: Para Vitit të Ri?
Qytetari: Po, po!
Monda: Shumë mirë! Mos e ki merak, do të ndihmoj unë! Nuk ka problem, unë do ta bëj, sikur e kam djalin tim. Pa merak dhe mos të vish!
Qytetari: Kemi punuar tërë vitin. Më kupton?
Monda: Më vjen keq, se je shumë i stresuar shumë i ankosur.
Qytetari: Po është puna e tillë, që të bën…
Monda: S’ka gjë njeriu, shiko ti le të jetë asgjë. s’është ajo. Ik. se do të ndihmoj motra jote!
Qytetari: Do ma japësh noi gjë, noi kshu, që ta vë atje te malli?
Monda: Asgjë s’do të jap. Ik pa merak tashi!
Qytetari: Ok!
Monda: Mos ma vri mëndjen!
Qytetari: Sa të kaloj, ke nji 10-tshe, kshu sa për… Kur të kaloj, do vij se…
Monda: Ik pa merak, se do të ashtu motra jote!
Qytetari: Se dua pastaj, që…
Monda: Vetëm qetësohu për vete, se je ankosur shumë!
Nora është një fallxhore e veçantë, kamerat e emisionit “Stop” e kanë filmuar atë me një “qytetar” I cili ka dëshirë të bëhet drejtor. Ajo e ka siguruar këtë të infiltruar se ajo do e ndihmoj e madje i ka treguar një rast që ajo vetë e ka bërë nga drejtor në deputet.
Qytetari: Shiko si e kam hallin unë, se unë punoj diku e jam mirë me punë kshu, e kam bërë ca muhabete, për t’u bërë drejtor.
Nora: Do me u bo drejtor ti?
Qytetari: Po!
Nora: E ke me qejf, apo jo? Unë do të ndihmoj, meqenëse ke marrë rrugën ke ardh deri ktu. Shumë mirë edhe drejtor bëhesh!
Qytetari: Do bëhem thua?
Nora: Po! Është e parashikume, të bëhesh drejtor.Të them të drejtën, ti qenke djalë i kënum. Marshallah, edhe do të bëjmë me ngritje, se e meriton!
Qytetari: Po kjo punë e drejtorit, kur mund të bëhet? Ke noi kshu? Meqë janë dhe zgjedhjet tani. Më kupton?
Nora: Për Zotin e shof se…, shumë shpejt. Ma do mëndja, se fundi i vitit ka dalë. Brenda ktyre 3 muaj maksimumi, pa lënë dhjetorin. Aty ke ngritje edhe e meriton për Zotin.
Qytetari: Po i si gjen?
Nora: Hë?
Qytetari: Si i gjen?
Nora: Si i gjej unë?
Qytetari: Po!
Nora: I gjej, se kam me forcën e natyrës. Ti hyre te ajo porta jeme, ku erdhe te Nora, po Nora nuk mund ta kalojë atë portën pa marrë urdhër prej punëve të mia, se unë flas me dikë, se s’e kam ktë forcë me shpirt tem. Forcë e dikujt, që flet me mua dhe ia jap përgjigjen dikujt të plotë.
Qytetari: Tani ça duhet të bëj unë, për t’u bërë drejtor tani?
Nora: Unë… për t’u bërë drejtor, ti i ke aftësitë, se e kanë parashiku. Ti e ke bërë nji kërkesë?
Qytetari: Po, po e kam bërë me shkrim. Kam takuar dhe nja dy të mëdhenj, që…
Nora: Ata dy të mëdhenjtë njëri është shumë i madh, edhe tjetri, po njëni është si bash e ka në dorë.
Qytetari: Njëri është deputet i zonës.
Nora: Edhe ai ta ka premtu përpara.
Qytetari: Po!
Nora: Edhe ai po e të ka thënë për po. Ai ka gjithçka në dorë. I socialistes është. Është shumë i ngritur. Erdhi një te unë, se s’jap emër ishte ba nji deputet në Tiranë dihet, prej kur e shof në televizor ,qysh ka kene ktu. Më tha mu tha, pse bëhem unë deputet? Po pse, ça ke ti, që s’po bëhesh? Edhe të them të vërtetën sot brenda kuvendit për burrë të mirë… (nuk kuptohet) S’të jap emër se….
Qytetari: Domthënë e kam fjalën drejtori ishte…
Nora: Si puna jote.
Qytetari: Si ajo, që dua të bëhem unë edhe arriti…
Nora: Deputet. Edhe ti shkon nesër. Edhe ti shkon nesër. Pse ça ke ti, që s’po bëhesh deputet edhe ti? Avash avash, ka për t’u bo, shkallë shkallë.
Qytetari: T’i lë? Ku t’i lë (lekët)?
Nora: S’ka problem po janë shumë pasha Krishtin!/tvklan.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38