Flash News

E-TJERA

Të enjten Kuvendi vendos për mandatin e Xhaçkës, Nikolla: Fajin për zvarrijen e ka aksioni opozitar

Të enjten Kuvendi vendos për mandatin e Xhaçkës, Nikolla:

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Nikolla u shpreh se shkak për zvarritjen e procesit ishte situata anormale në Parlament për shkak të qëndrimit të opozitës.

Nikolla: Janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 i procedurës së Kuvendit parasheh.

Këshilli i Legjislacionit nuk mund të mblidhej pa dalë në fletoren zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese përsa i përket periudhës tjetër nga korriku dhe deri te momenti që flasim, besoj mund ta drejtoni pyetjen nga vetja,  pasi e dini shumë mirë që e keni përfshirë parlamentit në anormalitet dhe nuk mund të mblidheshim në mënyrë krejtësisht të njëanshme për të mbledhur, qoftë për të marrë vendim këtu në Këshillin e Mandateve dhe në seancë plenare.

Kujtojmë se çështja e mandatit të Xhaçkës u risoll në qendër të vëmendjes nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pas arrestimit të ish kryebashkiakut të Himarës.

Gjykata Kushtetuese vendosi që çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ta dërgojë sërish në Kuvendi e Shqipërisë. Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

 

Të fundit