Flash News

E-TJERA

‘Zvarritja’ me pagat e prapambetura, naftëtarët e Ballshit: Do marshojmë në këmbë drejt Tiranës

‘Zvarritja’ me pagat e prapambetura, naftëtarët e

Naftëtarët e Ballshit vijojnë me betejën për ë marrë pagat e prapambetura. Një pjesë e tyre janë paraqitur sërish sot pranë uzinës, duke qëndruar në distancë pasi hyrja e saj është e blinduar nga forca të shumta sigurie.

Në një prononcim për mediet, naftëtarët kërkuan nga ish-përfaqësuesi i sindikatës dhe përfaqësuesi aktual ligjor që ka marrë përsipër procesin gjyqësor për shpërndarjen pagave të prapambetura, të paraqiten para tyre dhe të japin shpjegime.

“Ne kemi pohuar që kemi nga 2015 që  punonjësit e uzinës kanë fituar gjyq. E ka hapur kryetari i sindikatës, Kamber Iljazi së bashku  me Taf Kolecin. Sipas informacioneve që kemi deri tani na është thënë që gjyqin e kanë fituar 500 të parët. Janë edhe 497 persona në proces gjyqësor. Kamber Iljazi të paraqitet e të na thotë si kanë shkuar gjërat. Ne kemi paguar një 50 mijë lekëshe.  Nuk e dimë pse heziton,” shprehet një prej naftëtarëve.

Ata bënë thirrje se do të marshojnë më këmbë drejt Tiranës.

Mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Mallakastrës janë shoqëruar 9 naftëtarë për t’u pyetur lidhur me incidentet e ndodhura në protestën e së hënës.

Të fundit