Flash News

E-TJERA

Zyrtare/ UEFA zgjeron në 26 numrin e lojtarëve për finalet e “Gjermani 2024”

Zyrtare/ UEFA zgjeron në 26 numrin e lojtarëve për finalet e

UEFA ka konfirmuar se ka vendosur të zgjerojë nga 23 në 26 numrin e lojtarëve që ekipet kombëtare mund të grumbullojnë për kampionatin “Euro 2024”.

Në një komunikate zyrtare për shtyp, UEFA thekson se vendimi nuk është i detyrueshëm dhe se do të jetë në zgjedhjen e ekipeve nëse do duan të grumbullojnë 23 apo 26 lojtarë në total.

Rregullorja e kërkon që skudrat kombëtare të kualifikuara për “Euro 2024” të dorëzojnë listën me lojtarët e grumbulluar deri më 7 qershor 2024.

Kujtojme se Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Europian më datë 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Të fundit