Flash News

E-TJERA

Zyrtare! Largohet Suad Lici, kush merr postin e administratorit  të klubit Vllaznia

Zyrtare! Largohet Suad Lici, kush merr postin e administratorit  të
Suda Lici

Suad Lici ka kërkuar dorëheqjen nga posti i administratorit të klubit Vllaznia.

Vetë klubi njofton se ky vendim i Licit ka ardhur për shkak të angazhimeve personale të Licit. Ndërkohë, pas shqyrtimit të kërkesës, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur që në vend të Licit të emërojë Benjamin Nakun.

Njoftimi i klubit

KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.

Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.

Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.

Njëkohësisht i urojmë z. Benjamin Naku suksese në detyrën e re.

Të fundit