Flash News

E-TJERA

Zyrtarja e ISHP: Nuk duhet nxituar në bërjen e tamponit, duhen pritur shenjat e para

Zyrtarja e ISHP: Nuk duhet nxituar në bërjen e tamponit, duhen pritur

Erida Nelaj shefja e sektorit te vaksinimit deklaron se qytetarët nuk duhet të nxitojnë me kryerjen e tamponit, në momentin e parë që ata mësojnë se kanë patur kontakte me njerëz që kanë rezultuar pozitivë me covid-19.

Duke folur në ‘Real Story’, Nelaj thotë se tamponi jo gjithmonë del i saktë, pasi ka të bëjë me kohën e marrjes dhe zhvillimit të virusit.

“Marrja e tamponit jo gjithmonë është efektiv. Mund të merret më herët që tregon se ende nuk ka prezencë të virusit. Nuk duhet nxituar në bërjen e tamponit, ose të paktën duhet pritur dhe fillojnë shenjat. Ka shumë persona që neglizhojnë edhe shenjat e para”, tha Nelaj.

Të fundit