Flash News

E-TJERA

Zyrtarja e lartë e DASH mbërrin sot në Tiranë, axhenda

Zyrtarja e lartë e DASH mbërrin sot në Tiranë, axhenda

Dr. Karen Donfried, ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, njofton se ajo do vizitojë Shqipërinë më 28 prill, ku dhe është 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin,”- thuhet në njoftim.

Pritet që në takimet që do të zhvillojë Karen Donfried në Shqipëri, do të jetë edhe kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Po ashtu në këtë takim do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuaratë Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi pritet që të zhvillohet në zyrën e Kuvendit të premten rreth orës 10:30, dhe do të jenë të pranishëm edhe Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar,. Ndërkohë që mesditën e së premtes është parashikuar një takim edhe me kryeministrin Rama rreth orës 12:00.

 

Të fundit