Flash News

KRYESORE

E tradhton veshja, Meghan Markle shtatzënë?

Ditën e djeshme mediat britanike kishin si kryefjalë dasmën e princeshë Eugenias. Përveç faktit që ajo ka gjak blu, vëmendja ishte dhe për arsyen se në këtë dasmë morën pjesë personazhe të famshëm.

Por vëmendjen më të madhe (pas nuses) e mori Dukesha e Sussecx, Meghan Markle. Meghan e veshur me një pallto të gjatë ngjyrë blu i bëri të gjithë të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme. Markle nuk e heqë pallton për asnjë minutë, madje as gjatë celebrimit.

“Duke gjykuar nga fakti se ajo mban një pallto, Meghan Markle, ose është shtatzënë, ose është nga ata persona që ftohen lehtë”- shkruante një prej komentuesve në Twitter.

Çifti ka shprehur dëshirën dhe më parë për të zgjeruar familjen, por deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga familja mbretërore.

Të fundit