Flash News

KRYESORE

“E turpshme!”, Arben Ahmetaj i përgjigjet kërkesës së deputetit të LSI: “S'dua, s'më do qejfi”

Deputeti i LSI, Nasip Naço i është drejtuar ministrit të Ekonomisë dhe Financave me disa pyetje në nisje të seancës së sotme parlamentare.

Megjithatë, duket se ai e ka marrë një përgjigje, por jo atë çka priste sa i takon pyetjeve të ngritura në Kuvend.

Deputeti i PD, Bardh Spahia përmes një statusi në “Facebook” shkruan se përgjigja që Naço mori nga ministri Ahmetaj ka qenë: "S'dua, s'më do qejfi".

“E turpshme dhe e pa precedent. Kërkesës legjitime të deputetit Nasip Naço për të marrë përgjigje për pyetjet të ngritura në foltoren e parlamentit ndaj ministrit të financave, Arben Ahmetaj i përgjigjet: "S'dua, s'më do qejfi." Në fakt ky është modeli që ofron kjo qeveri në raport me përfaqësuesit e popullit dhe rrjedhimisht edhe me qytetarët”, shkruan deputeti demokrat në rrjetet sociale.

Të fundit