E ushqeu kur ishte i varfër, Ronaldo kërkon publikisht “Ednën”

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të suksesshëm dhe ndër më të pasurit në botë. Mirëpo, realiteti i tij nuk ka qenë gjithmonë ky. Ronaldo e ka treguar gjithnjë se fëmijëria e tij ka qenë e vështirë. Ai ishte aq i varfër sa shpesh herë ngelte pa ngrënë.

Gjatë një interviste, Ronaldo ka rrëfyer se dikur i lutej punonjëseve të McDonald’s që t’i jepnin një vakt falas dhe ato e bënin. Ylli i futbollit i kujton mirë Ednën dhe dy vajzat e tjera, të cilat e ndihmuan në kohën më të vështirë. Prandaj, ai iu është shumë mirënjohëse dhe kërkon që t`i takojë.

Ai rrëfen se i ka kërkuar për një kohë të gjatë dhe s’ka mundur t’i gjejë, ndaj shpreson që kjo intervistë ta ndihmojë:

“Dua t’i ftoj atë dhe gratë e tjera në Torino ose Lisbonë, sepse kam diçka edhe unë për t’i dhënë.”