Flash News

KRYESORE

E vërteta e “lajmit të mirë” të Ramës, denoncimi i Berishës për rrugën e Velipojës

Mëngjesi i kryeministrit ka nisur duke na dhënë lajmin e mirë përmes një statusi në “Facebook” se në maj rruga turistike për në Velipojë do të përfundojë.

Mirëpo ish-kryeministri Berisha nuk i ka lënë shumë gjatë qytetarët të ‘gëzonin’ për lajmin e mirë, pasi po përmes ‘Facebook’, ka postuar denoncimin e një qytetari i cili deklaron se pas 7 muajsh punime të kësaj rruge ende nuk janë shtruar 500 metra rrugë dhe se shkodranët nuk e besojnë më kryeministrin.

Statusi i Berishës:

Qytetari dixhital i pergjigjet Edvinit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Nadja e mire zoti berisha. Te uroj shendet. Me qene se edi eskobari publikoj nje foto me rrugen e velipojes, ku citoi se ne maj perfundon ne nje kohe qe ka 7 muj qe ka fidhu edhe ala nuk jane shtru vec 500 meter rruge. Aj thote qe ne maj perfundon.? Un desha ti thoja mos genje shkodranet qe ne mengjes. Por edi legeni ma ka hjek te drejten e komentit ne fcb. Te lutem thuj mos na genje se nuk te besojne shkodranet.”

statusi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😀

dhe me lajmin e mirë se, pas 27 vjetësh, përfundon në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Të fundit