Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
E vërteta e pashmangshme e dimrit që po vjen dhe bastardja Lindita Snow
Protesta e studentëve nesër vijon ditën e saj të shtatë dhe përveçse shumë shembullore, që është treguar në disa raste, ka dhe shumë kreativitet. Pankartat e studentëve kanë pasur shkrime të cilat kanë shprehur mesazhe dhe goditje të drejtpërdrejta, shpesh herë të sofistikuara.
Studentët protestues, sigurisht që janë të fushave të ndryshme e shijeve të gjithanshme. Në atë mes, padyshim, ka dhe fansa të serialit "Game of Thrones". Një serial epik që flet për luftën e froneve, e ku më mirë se tek ky film mund të frymëzohesh për të realizuar një pankartë "thumbuese".
Një nga studentët, shkruante në pankartën e saj: "Winter is coming, Lindita Snow". Në shqip përkthehet: Dimri po vjen, Lindita Snow.
Për të gjithë ata që se kanë parë filmin, "Dimri po vjen" është shprehja më e famshme e "Game of Thrones". Kuptimi prapa këtyre fjalëve është një paralajmërim dhe vigjilencë e vazhdueshme. E vërteta e pashmangshme e fjalëve se herët a vonë Starks kanë gjithmonë të drejtë (Starks në këtë rast janë studentët.)
Ndërsa 'Snow' është mbiemri i përdorur nga të gjitha bastardet në veri, siç shpjegohet në kapitullin e parë të "A Game of Thrones": Bastardi që mbante mbiemrin 'Snow', emri që u jepet të gjithë atyre në veri, pa fat të mjaftueshëm, për të lindur me emrat e tyre.