Flash News

KRYESORE

E vërteta mbi efektin e kafes në mëngjes, ja çfarë thonë studiuesit?

E vërteta mbi efektin e kafes në mëngjes, ja çfarë

Të gjithë pandehni që pa kafen e mëngjesit është e pamundur të jeni të kthjellët për të nisur ditën e punës si zakonisht. Por përsa i përket kësaj ndjesie, nëse ju e pini kafen vetëm për shkak të ndjenjës së kthjelltësisë që ju ofron,  në fakt po gënjeni veten, thonë studiuesit.

Shkencëtarët nga Universiteti East London kanë kryer studimin në të cilin kanë testuar efektin e kafes në organizëm dhe kanë përfunduar se si efekti i tij kryesisht është në kokat tona dhe pasojë e pritjeve tona.

Nëse e pimë kafen me kafeinë duke pritur që do të na zgjojë, truri ynë me të vërtetë do të sillet ashtu, por vetëm për shkak të autosugjestionit, dhe kurrsesi për shkak të ndonjë efekti “magjik” të kafeinës.

Çerekut të parë të të anketuarve shkencëtarët u kanë dhënë kafe me kafeinë dhe saktësisht u kanë thënë se çfarë janë duke pirë, çerekut tjetër u kanë dhënë kafe pa kafeinë, por u kanë thënë që janë duke pirë kafe me kafeinë, çerekut të tretë u kanë dhënë kafe pa kafeinë, por u kanë thënë që janë duke pirë atë pa kafeinë, ndërsa çerekut të fundit i kanë dhënë kafe pa kafeinë dhe u kanë treguar saktësisht se çfarë janë duke pirë.

Pas 55 minutash kanë testuar aftësitë psikomotorike dhe mentale të katër grupeve. Njerëzit të cilët kanë pirë kafe pa kafeinë, por njëkohësisht kanë qenë të bindur që kafja e tyre ka kafeinë i kanë zgjidhur testet njëlloj mirë si edhe ata të cilët me të vërtetë kanë pirë kafe me kafeinë.

Megjithatë studiuesit nuk i hedhin kurr poshtë efektet që ka konsumimi i kafes në mëngjes, ata pohojnë se ajo ndikon në rritjen e humorit dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Të fundit