Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"E more vesh? U sëmur me fruth djali i filanit. E de, u sëmur nga të lexuarit e shumtë(!)"
ÇFARЁ PO LEXON ARLINDA GUMA?
Në kujtimet e saj të fëmijërisë, Arlinda Guma, shkrimtare, veçon frikën e prindërve të saj se mos sëmurej nga të lexuarit e shumtë. Plakat e lagjes e kishin 'vërtetuar shkencërisht' këtë. Tani kanë ndryshuar kohët dhe frika është vrarë: ka shkruar disa libra pasi ka lexuar me qindra.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Një libër në frëngjisht për Van Gogh-un. Ma kanë bërë dhuratë. Personi që ma dhuroi dinte pasionin tim për pikturat e tij dhe, kur ia kishte zënë syri në bukinistët e Parisit nuk kishte hezituar ta blinte. Ёshtë mjaft interesant, sepse fotot e pikturave janë prerë nga diku tjetër dhe janë ngjitur në faqet e librit me shpjegime të detajuara për çdonjërën dhe me nga një historik të kuruar mbi atmosferën kur Van Gogh-u i pikturoi.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Nga autori. Nëse më pëlqen një libër i një autori të caktuar, do t’ia lexoj të gjitha ato që ka shkruar. Por nëse nuk më pëlqen libri i parë që lexoj nga ai, e kam mbyllur njëherë e përgjithmonë marrdhënien time me atë autor.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Po. Madje shumë prej tyre edhe i kam rilexuar… Mos më pyesni sa herë i kam rilexuar… Nuk dua të tremb njeri. Janë vërtet shumë herë…
-Libri i parë që keni lexuar…
Ngaqë dija të shkruaja dhe të lexoja përpara se të shkoja në shkollë, ka qenë në moshën 6 vjeç. “Përralla” nga Hans Christian Andersen. Ndërsa libri i parë për të rritur që kam lexuar, ka qenë “Iluzione të humbura” i Balzac-ut, kur isha 8 vjeç. Ai Lucien-i ka bërë “dëm” të pariparueshëm tek unë. Një “dëm” të bukur.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Nuk kam kursyer për të blerë libra. Kam qenë fëmija më i vogël dhe më i përkëdhelur i familjes, ndaj kam patur gjithmonë lekë nëpër duar, të gjithë që më takonin më jepnin nga një lek. (Sa keq që kjo është rralluar fare tani që jam rritur ëëë...) Pastaj merrja dhe libra nga shokët e shoqet, apo nga vëllezërit dhe motrat e mia, shumë më të rritur, ata kishin librat e tyre.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnaziste dhe studente?
Me shoqet dhe shokët e klasës. Madje kur profesori i matematikës shpjegonte ato ekuacionet e tij të mërzitshme, unë hapja një roman në mes të librit të matematikës dhe lexoja pa e prishur terezinë.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po... Në moshën 9 vjeç. Por librat që merrja ishin për të rritur. Kartela ime mbushej me një shpejtesi të frikshme me tituj të rinj, sa një ditë personi që punonte atje, u tha prindërve të mi se nuk do ta linte të shkonte kot një fëmijë të tillë “me prirje kaq gjeniale”. Por i gjithë ky shkëlqim ”gjenialiteti”, zhbëhej fare kur prindërit më qortonin pse nuk isha mirë në matematikë. Gjithë jetën e kam patur kompleks matematikën. Ata më qortonin edhe ngaqë trembeshin mos më ndodhte ndonjë gjë nga të lexuarit, sepse plakat e lagjes sa herë kur sëmurej ndonjë femijë që ishte me dhjeta në shkollë, thoshin gjithë kompetencë:- E more vesh? U sëmur me fruth djali i filanit. E de, u sëmur nga të lexuarit e shumtë.(!)
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Sot jo… Sot i blej librat… Por ritmi i të lexuarit tim tani, nuk është ai qe kisha kur isha fëmijë. Atëherë lexoja gjithçka me një uri “të llahtarshme”, sot jam bërë shumë përzgjedhëse.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Miqve dhe mikeshave ua kam kthyer të gjithë librat, sepse kam një korrektesë “epike” në çdo lloj marëdhënieje. Por kam patur një zakon të keq, tani më vjen turp ta them, por, kur i merrja motrës ndonjë roman për të lexuar, pasi e mbaroja, i shkëpusja faqen e fundit se ishte material i mirë për të pikturuar. Dhe pikturoja në atë faqe. Nuk jam shumë krenare për këtë keqtrajtim që u bëja librave. Mbaj mend që një libër me tregime të Azis Nesin-it e kisha katandisur sikur të kishte qenë i dënuar me punë të detyruar në Auschwitz. Prindërit, as me vizatimet e mia nuk e kishin punën mirë. Nuk donin te merresha me gjëra fluturake si piktura, ata thoshin se inteligjenca e një nxënësi shkolle duket te matematika dhe u desh nje kohë e gjatë që të dilja nga ai kompleks. Në të vërtetë, kur shihja profesorin e matematikës në gjimnaz që rrinte xurxull gjithë ditën te klubi, gjithçka mund të më dukej ai, vetëm inteligjent jo. Megjithatë, kishte një çast “të lavdishëm” për mua në familje; kur vinte pranvera dhe lyenim shtëpinë. Duhej të hiqnim tubat e sobës. Aty dilja në skenë unë dhe talenti im “i llahtarshëm”, pasi mami më kërkonte ndonjë nga pikturat për të mbuluar atë gropën në mur ku kalonte tubi i sobës. Ai ishte momenti i “shkëlqimit tim artistik”, ndihesha mirë që, për një herë të vetme, edhe pse për çështje krejt pragmatiste, m‘i vlerësonin ato që pikturoja.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Ah, po. Por libri që më ka pikur në shpirt ka qenë “Pyesni pluhurin”, të cilin ia huajta një “kanibali” që nuk ma ktheu kurrë.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
E vlerësoj shumë, por kur duan të më dhurojnë libra, në fillim më pyesin cilin autor pëlqej, pasi e dinë që jam shumë xanxare (kapriçoze) në shije.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Shtrirë në kurriz. Dhe kam një zakon që nga fëmijëria: I mbaroj librat së lexuari për një ditë, apo maksimumi dy. Por, më vonë i rilexoj.
-A lexoni në banjë?
Jo. Nuk më duket vend i denjë… Por lexoj kur ulem në ndonjë bar dhe personi që pres vonohet. Ndërsa të gjithë janë duke bërë selfie me celularë, duke fryrë buzet apo baluket, unë jam ajo “alienia” që lexoj dhe nuk e nxjerr fare celularin nga çanta.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Në gjuhën angleze dhe atë italiane. Ndonjëherë përpiqem në frëngjisht, por nuk jam në stad shumë të avancuar me frëngjishten.
-Mbani shënime kur lexoni?
Po, nënvizoj ndonjë fragment. Pas shume vitesh, kur e rilexoj, kuptoj se më pëlqen njëlloj si atëherë kur e kam lexuar për herë të parë.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Proza… por edhe poezia nuk mbetet pas. Kur pëlqej një autor/e lexoj gjithçka prej tij/saj. Kur një shkrimtar ka stil, mbetet tek unë përjetë.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Nuk më pëlqen të imponoj shijet e mia. Por, thjesht po përmend ata autorë që më pëlqejnë: Migjeni, Rreshpja, Camaj, Kadare, Aliçka. Nga autorët e huaj: Goethe, Kafka, Böll, Mann, Joyce, Salinger, Fante, Kundera, Ricos, Camus, Aragon, Bosquet, Prévert, Ahmatova, Turgeniev, Eluard, Dante, Buzzati, Jerome. (Murakamin jo… tepër i lehtë për shijet e mia.)
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Besoj se veprat e letërsise antike greke. Totalisht të vetëmjaftueshme...
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Do ishin më shumë se tre. Nuk di, do përpiqesha t’i merrja të gjithë dhe kam frikë se do ta përmbysja fare varkën. Nuk jam dhe aq e zonja në menaxhimin e krizave.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Ёshtë diçka që e kam thënë edhe në një intervistë tjetër. Kur lexon libra për të rritur në moshë të papërshtatshme, edhe pse nuk kupton shumë sepse je fëmije, ata veprojnë brenda teje pa e ditur ti, si ajo pika që gërryen gurin, që të laton e që përcakton piketat e ndërtesës tënde si njeri, nëse do të bëhesh një kështjellë e hijshme apo një karakatinë.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Qetësohu avion i lashtë i rapsodive
Ёshtë ndarja njerëzore që ulërin qiejve
Ndjekur nga kavaleria e shiut.
-Frederik Rreshpja
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
I papërsëritshmi Arturo Bandini, tek “Pyesni pluhurin”- John Fante.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Nuk kam libra me autografë. Vetë libri është një autograf i autorit për lexuesin.
-Çfarë po lexoni?
Jam duke shkruar një roman, dhe kur shkruaj jam shumë e kujdesshme që të mos lexoj libra që do më ndërhynin në pavetëdije e do ma nxirrnin romanin nga binarët. Kështu që, kur pushoj së shkruari, rilexoj “Tre vetë në një barkë. (Pa përmendur qenin)”, sepse i një stili të tillë është edhe romani që jam duke shkruar. Janë shumë argëtues të dy: romani që jam duke shkruar dhe rileximi i një autori hokatar si Jerome…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38