Flash News

KRYESORE

'Më e vështirë të lësh partinë se burrin'. Majlinda Bregu po ikën, apo po konkuron për kreun e PD?

'Më e vështirë të lësh partinë se

Deputetja e PD, Majlinda Bregu, e ftuar në Forumet e UET ka folur mbi zërat për një largim të mundshëm të saj nga partia.

Ajo mohoi një gjë të tillë, duke thënë se do të qëndrojë me PD duke qenë gjithmonë pjesë e saj. Megjithatë, ajo ka kujtuar se, Lulzim Bashës i mbaron mandati si kryetar i Partisë Demokratike më 22 korrik të këtij viti.

Sipas Bregut, mbarimi i mandatit të Bashës duhet të prodhojë zgjedhje në Partinë Demokratike për kryetarin e saj.

“Në 22 korrik mbaron mandati i Bashës në PD. Duhet të bëhen zgjedhje për kryetarin”,- deklaroi deputetja e PD-së, Majlinda Bregu.

Më herët Majlinda Bregu u shpreh se, rruga më e mirë e të bërit politikë është pjesëmarrja në zgjedhje. Sipas Bregut, Partia Demokratike mund të vijë në pushtet vetëm përmes zgjedhjeve.

“Nuk di rrugë më të mirë të të bërit politikë sesa pjesëmarrja në zgjedhje. E kam bindje politike dhe sidomos PD-ja, nuk ka asnjë shans tjetër për të ardhur në pushtet përveç pjesëmarrjes në zgjedhje.

Unë politikën e di institucionale, me gjithë respektin për revolucionet, lëvizjet, grupimet”,- tha Bregu.

Bregu tregoi edhe një batutë me Mesila Dodën, ish-deputeten e PD-së, që tani është e PDIU-së.

“Mesila më thoshte se është më e vështirë të lësh partinë se sa burrin”, tha Bregu.

Të fundit