Flash News

KRYESORE

“E vetmja dobi nga koronavirusi”, Patozi: Janë vetëidentifikuar të gjithë të çmendurit…

“E vetmja dobi nga koronavirusi”, Patozi: Janë

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ka vijuar përsëri komentet lidhur me koronavirusin. Me ironi, Patozi gjen “një dobi” nga koronavirusi, atë të “vetëidentifikimin e të gjithë të çmendurve”.

Dobia e vetme e koronavirusit. Beteja me koronavirusin në Shqipëri mund të jetë e gjatë, e dhimbshme, e lodhshme dhe e kushtueshme. Për vetë natyrën tinzare të sëmundjes, deri tani ka rezultuar se është e pamundur të gjënden të gjithë të prekurit, por ndërkaq janë vetëidentifikuar me saktësi të gjithë të çmendurit...”, shkruan Patozi.

Një ditë më parë, Astrit Patozi bëri një tjetër koment, duke kërkuar “injorimin e debateve politike” dhe mbështetjen e mjekëve në situatën e krijuar nga koronavirusi.

Të fundit