Flash News

KRYESORE

E votuan me zero pikë, Rovena ka disa fjalë për Elhaidën, Samantën, Fifin, Stresin, Mentorin dhe vëllezërit Stefi

Këngëtarja Rovena Stefa mbeti jashtë finales së “Kënga Magjike”, pasi u votua nga disa kolegë me zero pikë. Rovena nuk është kursyer ndaj kolegëve, për të cilët shkruan se e votuan me zero pikë për të shtyur të tjetët e për të dalë vetë në krye.

“Elhaida, Endri&Stefi ,Samanta, Fifi, Stresi, Mentori e shume te tjere qe nuk mbaroj deri neser duke i permendur, kane Votuar me 0 Pike Kengen time, por dhe shume te tjera brenda Kengeve Fituese ne menyre qe keta vete te dilnin ne krye, duke shtypur te tjeret.

Vetem 70 pike mungonin qe une te isha ne finale dhe jane pikerisht piket qe mungojne nga keta me siper. Ju i pate votat e mia per 5 vendet e para qe mbreme u shpallen ne krye. Po te njejtet keta e vleresuan Rovin me 0, te njejten Rovene, qe u nominua ne finalen e mbremshme nga vete Stafi i Kenges Magjike me cmimin e interpretimit. Flm te gjitheve qe paten kaq frike nga une😂🙈, e keni treguar veten te dobet dhe aspak artiste siç pretendoni qe jeni! Ne fund te fundit Populli e Di🙏😍❤️🙏😘. Pune te mbare ne Pazare te tjera!

P.S. Ngjyra Blu tregon qe votimi eshte 0”, shkruan Stefa.

Të fundit