Flash News

KRYESORE

E zë korenti, ndërron jetë punonjësi i OSHEE

E zë korenti, ndërron jetë punonjësi i OSHEE

Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës.

Një punonjës i OSHEE duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Viktima është P.H 56 vjeç.

Sipas policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Të fundit