Flash News

KRYESORE

E zë korrenti duke lidhur internetin, vdes 42-vjeçari në Tiranë

E zë korrenti duke lidhur internetin, vdes 42-vjeçari në

Një 42-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 në Fushë Mëzez.

Mësohet se shtetasi me inicialet A.Z, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia sqaron se po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Të fundit