Flash News

KRYESORE

E zë poshtë bombola e gazit, 3-vjeçari ndërron jetë në spital

E zë poshtë bombola e gazit, 3-vjeçari ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga bombola e gazit, teksa po luante në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë,  dhe fëmija është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime të shumta fizike.

Pasi është dërguar në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, për fat të keq nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit