Flash News

KRYESORE

E zhgënjyer nga puna e Boris Johnson, dorëhiqet një ministre e lartë në Britani

Ministrja e Punës dhe Pensionit në Britani, Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen.  Dorëheqja e saj vjen pas pretendimeve se ajo mendon që kryeministri Boris Johnson nuk është serioz për arritjen e një marrëveshje përpara Brexit-it.

"Nuk ka prova të një marrëveshje", tha Rudd. "Nuk ka negociata të tjera zyrtare që po ndodhin".

"Iu bashkova kabinetit tuaj me vullnet të mirë: duke pranuar se alternativa e daljes ‘pa marrëveshje’ duhet të ishte në tryezë si një mjet për të patur një mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje të re për t’u larguar më 31 tetor". Por "qeveria po shpenzon shumë energji duke u përgatitur për t’u larguar ‘pa marrëveshje’ dhe nuk po shoh të njëjtin nivel intensiteti në bisedimet tona me Bashkimin Evropian", shkruan Ministrja Rudd në letrën e saj të dorëheqjes, raporton VOA.

 

Të fundit