“East-Med”/ Projekti që mund të nisë konfliktin e parë të 2018-ës në kufirin pranë Shqipërisë

Media ‘Al-Monitor’ e fokusuar në Lindjen e Mesme dhe në Mesdhe, ka publikuar një artikull ku paralajmërohet rreziku i nisjes së një konflikti në 2018-n në lindje të detit Mesdhe. Shkak për konfliktin mund të bëhet projekti i gazsjellësit “East Med”.

Ky gazsjellës synon të transportojë gazin nga Izraeli në Qipro, më pas në Greqi dhe me destinacion final Italinë. Të katërta vendet kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit nënujor, që do të jetë më i gjati i këtij lloji në Europë.

“Projekti i quajtur East-Med do të kushtojë 6 miliardë dollarë dhe do të jetë 2000 km i gjatë. Projekti East-Med mund të interpretohet si një përpjekje për të formuar një aleancë rajonale mes qipriotëve grekë dhe Greqisë për të përballur Turqinë në Mesdheun Lindor. Në 2004, Bashkimi Evropian ka vlerësuar se qipriotët grekë janë etnia që përfaqësojnë ishullin e Qipros, duke e pranuar si anëtare. Duke ndjerë se dora e dytë është forcuar pas vendimit të BE-së, qipriotët grekë pretenduan të drejtën për të eksploruar burimet natyrore në Zonën Eksluzive Ekonomike të Qipros. Gjithsesi, Ankaraja insiston se qipriotët grekë nuk mund të pretendojnë zonën ekonomike në të gjithë ishullin sepse nuk përfaqësojnë turqit e Qipros. Ankaraja reagoi fuqishëm ndaj vendimit për shpimin e gazit në muajin korrik nga qipriotët grekë. Ushtria turke dërgoi një fregatë në Mesdheun Lindor për të monitoruar situatën”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Sipas ‘Al-Monitor’, në rast të një konflikti të ri mes Turqisë dhe Greqisë me Qipron nga ana tjetër, fuqia që do të ndërmjetësojë negociatat nuk do të jetë SHBA, por Rusia, ylli i ri i ndritshëm në rajon.

“East Med” do të kalojë shumë pranë kufirit shqiptar, pasi nga ishulli i Korfuzit do të drejtohet për në Itali. Gjithashtu, një konflikt për këtë gazsjellës nuk do të pritej mirë në Tiranë pasi do vendoste dy aleatët strategjik të BE-së, Greqinë me Italinë përballë aleatit tjetër strategjik, Turqisë.

Takimi me Bushatin, kongresmeni i Floridës zbulon interesin e ri strategjik të SHBA-së në Shqipëri, përfshihet edhe Greqia