Flash News

KRYESORE

"Ec sikur ke pas tre meshkuj", si na mësojnë ata që kanë lënë gjurmë në modë të sillemi

Dizajnerët  e modës janë njerëzit që jo vetëm stilojnë rroba, por gjithashtu krijojnë dhe stilojnë ëndrra. Ata kanë lënë gjurmë në historinë e modës dhe si të tillë mbahen mend dhe për shumë thënie të ndryshme përveçse për trendet që kanë thyer tabutë dhe i kanë bërë ata të kërkohen nga shumë adhurues të modës.

Më poshtë, keni disa nga thëniet më të veçanta të dizajnerëve që kanë bërë histori:

[caption id="attachment_358036" align="alignleft" width="691"] Oscar de la Renta - “Ec sikur ke nga pas 3 meshkuj”[/caption]

[caption id="attachment_358042" align="alignleft" width="768"] Yves Saint Laurent: “Modat zbehen, stili është i përjetshëm”[/caption]

[caption id="attachment_358050" align="alignleft" width="700"] Lauren Hutton: “Modë është ajo që na prezantojnë dizajnerët katër herë në vit. Stil janë ato që ne zgjedhim”[/caption]

[caption id="attachment_358049" align="alignleft" width="708"] Anna Wintour: “Nëse nuk mund të bëhesh më e mirë se kundërshtarja jote, të paktën vishu më mirë se ajo”[/caption]

[caption id="attachment_358048" align="alignleft" width="1280"] Giambattista Valli: “E vështirë në modë nuk është të jesh i njohur për një logo, por për një linjë”[/caption]

[caption id="attachment_358047" align="alignleft" width="696"] Bo Derek: “Kush ka thënë që lekët nuk blejnë lumturinë, ndoshta s’ka ditur ku të shkojë për shopping”[/caption]

[caption id="attachment_358046" align="alignleft" width="931"] Carrie Bradshaw: “Më pëlqejnë lekët e mia kur mund t’i shikoj të varura në gardërobën time”[/caption]

[caption id="attachment_358045" align="alignleft" width="696"] Audrey Hepburn: “Finesa është e vetmja bukuri që mbetet e pashlyeshme”[/caption]

[caption id="attachment_358044" align="alignleft" width="703"] Coco Chanel: “Që të jesh e pazëvendësueshme, duhet të jesh e veçantë”[/caption]

[caption id="attachment_358043" align="alignleft" width="1080"] Karl Lagerfeld: “Asnjëherë nuk je shumë apo mjaftueshëm e veshur zyrtarisht me një fustan të zi”[/caption]

[caption id="attachment_358058" align="alignleft" width="700"] Marilyn Monroe: “Jepi një vajze këpucët e duhura dhe do të sundojë botën”[/caption]

[caption id="attachment_358057" align="alignleft" width="840"] Rachel Zoe: “Stili është mjeti me të cilin tregon kush je pa u dashur të flasësh”[/caption]

[caption id="attachment_358056" align="alignleft" width="689"] Miuccia Prada: “Kur dizenjoj, mendoj për ata që kalojnë një periudhë të vështirë në jetën e tyre. Ndoshta janë të mërzitur, por kur zgjohen në mëngjes dhe veshin diçka që unë kam bërë, ndjehen pak më mirë. Në këtë kontekst, moda ndihmon pak në jetën e një njeriu. Por vetëm pak”[/caption]

[caption id="attachment_358055" align="alignleft" width="1600"] Gianni Versace: “Mos ndiqni tendencat. Mos u ktheni në pronë të modës, por vendosni çfarë jeni dhe çfarë doni të shprehni me mënyrën e veshjes dhe jetesës”[/caption]

[caption id="attachment_358054" align="alignleft" width="854"] Christian Dior: “Shumë femra besojnë se këpucët janë të parëndësishme, por vërtetimi se një femër ka finesë gjendet pikërisht tek këmbët e saj”[/caption]

[caption id="attachment_358053" align="alignleft" width="1760"] Betsey Johnson: “Vajzat nuk vishen për djemtë. Vishen për veten, dhe sigurisht për vajzat e tjera. Sepse nëse do të visheshin për djemtë, ato do të qarkullonin lakuriq”[/caption]

[caption id="attachment_358052" align="alignleft" width="1300"] Mary Quant: “Gruaja moderne i vesh rrobat, nuk e veshin ato atë”[/caption]

[caption id="attachment_358051" align="alignleft" width="1100"] Alexander Wang: “Çdokush mund të vishet mirë dhe plot shkëlqim, por është më interesante të shihet se si vishet në një ditë pushimi”[/caption]

Të fundit