Flash News

KRYESORE

Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë dhe vogëlushja e tij ka një emër shumë të veçantë

Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë dhe
Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Cherry ka sjellë në jetë një vajzë dhe të dyja janë mirë. Emri i vogëlushes është shumë i veçantë Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Këngëtari ka shprehur gjithë ndjesinë që po përjeton si një baba i ri përmes një postimi në Instagram teksa shkruan: “Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju … Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë këtu. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed x.”

Të fundit