Flash News

KRYESORE

Ed Sheeran martohet në fshehtësi

Këngët e Ed Sheeran janë kolana zanore e dashurisë së qindra mijëra njerëzve në gjithë botën. Ai ka marrë vendimin të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me Cherry Seaborn, në fshehtësi të plotë.

Sipas "The Sun" Ed dhe e dashura e tij janë martuar në një ceremoni private pak para Krishtlindjeve dhe lajmi është bërë i ditur vetëm tani.

Ceremonia ishte shumë intime me vetëm 40 të ftuar dhe asnjë prej personazheve të njohur nuk kanë qenë të pranishëm, por vetëm familjarët dhe miqtë e afërt të çiftit.

Të fundit