Flash News

KRYESORE

Ederson është emri i ri në lupën e Barcelonës, ka negociata!

Ederson është emri i ri në lupën e Barcelonës, ka

Te Barcelona po mendojnë për të ardhmen. Drejtori sportiv Eric Abidal aktualisht ndodhet në Brazil për të kërkuar talente të reja, duke tentuar që të bëhen investime të vogla dhe afatgjata për skuadrën katalanase.

Gazeta e përditshme e Barcelonës, "Sport", raporton se lojtari që po ndjek Abidal është 20-vjeçari Ederson. Drejtuesit e klubit katalanas kanë zhvilluar një takim me klubin e mesfushorit, Cruzeiro, pa lënë në hije dhe menaxherin e tij.

I pyetur për spekulimet rreth tij, vetë lojtari është shprehur shkurtimisht: "Për këto gjëra mendon menaxheri im, por mund të them se ndihem i lumtur kur ka interes". "Sport" shton se Cruzeiro zotëron 50% të kartonit të Edersonit, ndërsa 40% i ka Deportivo Brasil.

Të fundit