Flash News

KRYESORE

Edhe 30 milionë lekë për zhvillimin e sipërmarrjeve turistike

Edhe 30 milionë lekë për zhvillimin e sipërmarrjeve

“30 milionë lekë janë në dispozicion të zhvillimit të sipërmarrjeve turistike në vend”, informoi sot Agjencia Shqiptare e Zhvillimit.

Vlera e përgjithshme e parashikuar për këtë fond për periudhën 2017-2019 është 30.000.000 (tridhjetë million) lekë, ku për secilin vit është parashikuar 10.000.000 (dhjetë million) lekë. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve është institucioni i ngarkuar për menaxhimin e këtij fondi.

Fondi i sipërmarrjes turistike u jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si sipërmarrje turistike, të tilla si struktura akomoduese të llojit bujtinë në zonat rurale apo agroturizëm dhe shërbime kulinare tradicionale të zonës. Fondi i sipërmarrjes turistike është fondi më i ri në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin e turizmit.

Ky fond ka si qëllim të mbështesë zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm me impakt në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas burimeve nga AIDA, fondi ofron subvencione për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton që granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre. Në varësi të projektit konkurues të përgatitur nga aplikantët skema mbulon 60 % deri në 80 % të kostove të pranueshme dhe të miratuara por jo më shumë se një milion lekë.

 

 

Të fundit