Flash News

KRYESORE

Edhe 54 azilkërkues shqiptarë dëbohen sot me avion special nga Lioni

Edhe 54 azilkërkues shqiptarë dëbohen sot me avion special nga

Vijojnë të vijnë avionë specialë nga Franca, mbushur me azilkërkues nga Shqipëria. Prej disa muajsh Franca i ka intensifikuar dhe vështirësuar shumë procedurat dhe lejet për azilkërkuesit nga Shqipëria. Lioni është një nga qendrat më të mëdha të azilit në Francë, ku ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që rrinë me shpresë se do fitojnë leje qëndrimi. Njoftohet se sot nga Lioni do të vijë një avion special me 54 azilkërkeus që u është refuzuar kërkesa e tyre për qëndrim. Sistemi i kthimeve të masive është duke vijuar për të përballuar numrin në rritje të aplikimeve për azil nga emigrantët shqiptarë, veçanërisht në Lyon të Francës. Sipas burimeve te agjencisë se lajmeve “Presheva jonë” sot mbi 50 shtetas shqiptarë, duke përfshirë 20 minorenë do të largohen nga Lyoni për në Tiranë me një aeroplan special.

 “Shqipëria nuk është në luftë. Si kandidat për Bashkimin Evropian, ajo konsiderohet si një “vend i sigurt i origjinës”. Por pavarësisht se si Shqipëria dhe Kosova konsiderohen vende të sigurta për BE-në, ato zënë vendet e para për kërkesat për azil”- thuhet në njoftimin e autoriteteve franceze, njofton “Presheva jonë”.

Të fundit