Edhe Dua Lipa krenare për Xhakën dhe Shaqirin, publikon foton e veçantë

Jehona e madhe që po i bëhet festimit të golave të dy shqiptarëve, Xhakës dhe Shaqirit, kundër Serbisë ka bërë gjithë shqiptarët të gëzojnë dhe të shprehen nëpërmjet rrjeteve sociale.

Të njejtën gjë ka bërë dhe Dua Lipa e cila nëpërmjet një postim në profilin e saj në Instagram, në Instastory ka mbështetur dy lojtarët shqiptarë.

Në foton e postuar shihen Xhaka dhe Shaqiri në momentin pas shënimit të golit të këtij të fundit, të dy me simbolin e shqiponjës. Dua ka shoqëruar foton me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, bashkë me dy duart emoji, që simbolizojnë dhe shqiponjën dy-krenare.