Flash News

KRYESORE

Edhe Edi Rama nuk ka frikë t’i nënshtrohet vetting-ut: Gati për diskutime me PD

Edhe Edi Rama nuk ka frikë t’i nënshtrohet vetting-ut: Gati

Në shtetin më të korruptuar të Europës mund të nisë shumë shpejt vetting-u për politikanët. Sipas të gjitha sondazheve, qytetarët shqiptarë konsiderojnë klasën politike si më të korruptuarën dhe përgjegjëse për degradimin e institucioneve, e megjithatë, politikanët duket se nuk i tremben këtij procesi.

Pas propozimit të Partisë Demokratike që deputetët, ministrat, kryeministri dhe kryebashkiakët t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut, edhe Edi Rama është shprehur i gatshëm për këtë proces.

Kryeministri Rama thotë se është gati të ulet në diskutime me PD-në për këtë çështje.

“Vetting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s'do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t'i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, shkruan Rama.

Të fundit