Flash News

KRYESORE

Edhe Edmond Panariti përfshihet në skandalin e plagjiaturës

Deputeti i LSI, Edmond Panariti, është përfshirë në skandalin e plagjiaturave që po bëhen publike nga studiuesi Taulant Muka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Është Vladimir Kola që ka zbuluar se Panariti, ish-ministër i Bujqësisë, së bashku me Mynyr Konin, rektor i Universitetit të Tiranës, kanë qenë udhëheqës shkencorë të doktoraturës së Marsela Korçari, e cila rezulton të jetë plagjiaturë.

Teza e doktoraturës së Korçarit ka 76 faqe dhe sipas reagimit të Mukës, 19 faqe janë të kopjuara.

Gjatë këtyre ditëve janë denoncuar disa deputetë dhe politikanë të njohur se kanë bërë plagjiaturë në punimet e tyre. Midis tyre përmendim: Blerina Gjylameti, Ogerta Manastirliu, Mimi Kodhelin, Ervin Demon dhe Monika Kryemadhin.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës:

Mynyr Koni dhe Edmond Panariti udheheqës të një doktorature plagjiaturë!

Vladimir Kola zbulon dhe analizon plagjiaturën e Tezës së Doktoraturës të Marsela Korçari (Bregaj) me udhëheqës shkencorë prof. Mynyr Koni dhe prof. Edmond Panariti, me titull <<Studimi i biotoksinave detare në “mytilus galloprovincialis”, toksikologjia dhe ndikimi i tyre në ekosistemin e lagunës së Butrintit>>, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Teza në fjalë, gjendet e plotë në internet, në këtë adresë: http://ëëë.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Marsela-… .

Kjo Tezë Doktorature, në total, bashkë me përmbajtjen dhe listën e literaturës së konsultuar, është e përbërë prej 98 faqesh, por teksti i saj është prej 76 faqesh nga të cilat, 19 janë te kopjuara (shih faqet 6-8, 10-20 dhe 22-30), që do të thotë se 1/4 (19/76) e tekstit të Tezës është e kopjuar.

Pjesa më e madhe e faqeve të kopjuara është marrë nga një studim i Organizatës Ndërkombëtare “Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë” (FAO, “Food and Agriculture Organization”), i vitit 2004, me titull “Marine biotoxins”, i cili gjendet në internet në këtë adresë: http://ëëë.fao.org/3/a-y5486e.pdf .

Ndërsa pjesa e tjetër, është kopjuar nga një studim i Ministrisë se Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, e Afrikës së Jugut, i vitit 2012, me titull “Mediterranean mussel - Mytilus galloprovincialis”, i cili gjendet në këtë adresë: https://ëëë.nda.agric.za/…/M.%20galloprovincialis%20BRBA%20… .

Duhet theksuar se dy studimet nga ku është kopjuar një pjesë e Tezës së Doktoraturës, nuk janë cituar dhe referuar, as nuk janë vënë në fund të Tezës te “literatura” e konsultuar.

Poshtë gjeni krahasimin e tekstit në shqip dhe në anglisht:

Të fundit