Flash News

KRYESORE

Edhe Egjipti ndihmon Shqipërinë pas tërmetit, dërgon ndihma mjekësore

Egjipti ka ndihmuar Shqipërinë me ndihma mjekësore pas tërmetit të 26 nëntorit.

Mediat e huaja shkruajnë se ministira e Jashtme egjiptiane ka informuar se Tiranës zyrtare i janë dërguar ndihma, kryesisht mjekësore.

Ndihma, e ofruar nga Agjencia Egjiptiane e Partneritetit për Zhvillim, iu dorëzua palës shqiptare nga ambasada egjiptiane në Tiranë.

Në deklaratë thuhet se shteti egjiptian ndërmori këtë dërgesë për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe njerëzit të kapërcejnë efektet negative dhe sfidat humanitare të shkaktuara nga tërmeti.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter goditi Shqipërinë më 26 nëntor duke lënë të vdekur 52 njerëz dhe duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa kryesisht në Durrës, Thumanë por edhe Tiranë.

Të fundit