Flash News

KRYESORE

Edhe Erjon Braçe paralajmëron votën kundër arrestimit të Tahirit

Edhe Erjon Braçe paralajmëron votën kundër arrestimit

Deputetët e Partisë Socialiste po dalin njëri pas tjetrit për të paralajmëruar votën kundër arrestimit të kolegut të tyre, Saimir Tahiri. I pari që hapi lojën ishte kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi prova nga prokuroria për të dhënë autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të tij, ndërkohë qëndrim i ngjashëm u mbajt edhe nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Së fundmi është kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, që konfirmon votën kundër kërkesës së prokurorisë.  

Braçe thotë se në seancën e Këshillit të Rregullores po kërkohen prova, ndërsa thekson se në Shqipëri nuk mund të dënohet dikush vetëm pse do Sali Berisha.

Reagimi:

Lulzim!

Ti refuzove te gjykohesh per nje akuze te kopsitur, shpike ceshtje dhe ju drejtove gjykateses Hajdari,

duke uleritur se provat dhe aktakuza ndaj teje, per vjedhjen 230 milion dollare,

u paraqiten jashte afateve procedurale-sipas teje.

Nuk i more ne dorezim ti provat e aktakuzen dhe, keshtu shpetove, nga gjykatesja Hajdari, gjykate me gjykate deri tek e larta.

Ti mund te genjesh Fevziun-aq di ai, por nuk mund te genjesh kerkend tjeter.

Ishin dy gjyqe ne Gjykaten e Larte, i pari-ai qe hape ti me gjykatesen Hajdari, i dyti-ai qe hapi prokuroria dhe ishte gjyq themeli.

Tek i pari ti u paraqite. Tek i dyti ty te dhimbte barku, keshtu thote raporti ne dosje.

Gjithnje:

PER TE REFUZUAR PROVAT SE

ISHIN PARAQITUR JASHTE AFATI.

Kurse te kjo seanca qe te gjithe po shohin e degjojne, por kerkohet vec nje gje:

PROOOOOOOOOOVAAAAAAAAAT!

NUK DENOHET ME KUSH NE KETE VEND SE DUA UNE,

DO TI, SALI BERISHA DHE CILIDO TJETER.

DENOHET VETEM MBI BAZE PROVASH!

Ato qe per ty ishin uleritese, por ti i refuzove se ti dhane disa minuta me vonese-sipas teje gjithnje.

Të fundit