Flash News

KRYESORE

Edhe ishulli i Sazanit me koncesion, do i jepet privatit për 30 vite

Edhe ishulli i Sazanit me koncesion, do i jepet privatit për 30 vite

Qeveria e Ramës është duke u përgatitur për dhënë me koncesion edhe ishullin e Sazanit.

Sipas informacioneve  të gazetës “Telegraf”, raportohet se po bëhet gati dhënia me koncesion e ishullit në jug të vendit. Bashkia e Vlorës, Ministrja e Mbrojtjes dhe Ministria e Ekonomisë e Turizmit, janë bashkuar këto ditë në një lëvizje “ekonomiketuristike”, për të dhënë me koncesion edhe Sazanin.

Për përgatitjen e skenarit shkresor të këtij koncesioni, nismën e “instruktuar” e ka marrë Bashkia e Vlorës, e cila ka të drejtë administrimi territorial mbi këtë ishull. Kjo bashki ka paraqitur kërkesë­propozim tek kryeministri, për ta kthyer në qendër turistike tokësore­-detare-rajonale, duke e kaluar me koncesion tek subjektet private në kuadrin e Partneritetit Publik Privat, mbasi “bashkia nuk ka fuqi ta administrojë” sipas Udhëzimit Nr. 4360, datë 28. 04. 2017, me objekt: “Për organizimin e vizitave turistike, në Ishullin e Sazanit”, të firmosur prej Ministres Milva Ekonomi!

Ky koncesion ka nisur nga procedurat e përgatitjes si “plan­biznes” e “projekt­ kontratë”, vetëm afro 1 muaj pas daljes së Udhëzimit të Ministres Milva Ekonomi, që duket se është nxjerrë qëllimisht si bazë ligjore paraprake për të justifikuar nisjen e këtij koncesioni të ri. Konkretisht, ministrja Milva Ekonomi e ka firmosur Udhëzimin me Nr. 4360, në datën 28 Prill 2017, ndërsa puna për hartimin e koncesionit ka nisur më 25 maj 2017 ose 7 ditë pas “marrëveshjes teknike” Rama­-Basha. Sipas udhëzimit, ka edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi po “ilegale” me Nr. 2751, datë 05. 04. 2017, lidhur mes Ministrisë së Ekonomisë e Turizmit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, si ministri të linjës së Sigurisë Kombëtare!

Po sa do të jetë afati i këtij koncesioni? Sa do të jetë, vlera që do paguajë shteti tek privati, nga taksat e shqiptarëve? Cilët do të jenë, përfituesit e këtij koncesioni? Sa për qind të të ardhurave prej biznesit të koncesionit, do të përfitojë shteti shqiptar? A do të bëhet publike kontrata koncesionare? Kur do të konkretizohet?

Në informacion thuhet se kontrata koncesionare e Ishullit të Sazanit do të jetë me afat 30­vjeçar! Do jetë me vlerë 450 milionë euro taksa publike, të cilat shteti shqiptar do t’ia japë koncesionarit si detyrim për investimet.

Projekti financiar parashikon që në 10 vitet e para pas nisjes së aktivitetit, shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë qindarkë nga ky koncesion, ndërsa pas 10 viteve do të përfitojë 4% të fitimeve për çdo vit aktivitet! Po kështu, aksionare mendohet të jetë një biznesmene koncesionesh dhe 2 ministra të besuar të “krye­rilindësit”, të akuzuar për afera korruptive me financat publike, koncesionet dhe tenderët në shërbimet e punët publike.

Të fundit