Flash News

KRYESORE

Edhe këngën për Enver Hoxhën e ka të vjedhur? Këngëtari denoncon Taulant Ballen

Edhe këngën për Enver Hoxhën e ka të vjedhur?

Prej vitit 2008 në Youtube është hedhur një këngë për Enver Hoxhën, që mban emrin e deputetit të PS-së Taulant Balla.

Fëmija i cili paraqitet në video,sipas gjasave pretendohet të jetë vetë Taulant Balla, por kohët  e fundit dikush tjetër pretendon autorsinë.

Astrit Belba është këngëtari, i cili i ka kërkuar të drejtën e autorsisë Taulant Ballës mbi këtë këngë. Gjatë nëj interviste për “InfoElbasani.al” ai është shprehur se, jo vetëm që nuk ka marrë këtë të drejtë por gjithashtu është hequr  nga puna  nga deputeti.

“Në vitin 1988 isha në festivalin folklorik të Gjirokastrës e këndova këngën “Karajfilat e Enverit” e gjeni dhe në Youtube është (Xhaxhi Enver i kënduar nga Taulant Balla) por  jam unë.

Taulanti as nuk e  mohon as  nuk  e pohon. I dërgova mesazh dhe it hash më ke marrë të drejtat e autorit. Por kur erdhi në pushtet më hoqi nga puna.

Miqtë e mi e  takonon shpesh por ai kishte një shprehje interesante: “Më thoni për kë  të doni vetëm Belbën mos ma përmendi”. Kur më hoqën nga puna drejtor i Arsimit në Librazhd ishte A.Faqolli që  më thirri në zyrë që  më tha  do plotësosh një formular sa  vjet ken ë arsim ku e ke  mbaruar shkollën etj.  Pa  të keq unë e plotësova formularin dhe pas dy ditësh më hoqën nga puna në 22 shtator. Më pas shkoj e takoj  por ma priti menjëherë “Mos më pyet se pse, vet e  ke firmos shkarkimin nga puna”-tregon Belba.

Të fundit