Flash News

KRYESORE

Edhe këtë vit maqedonasit zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime

Edhe këtë vit maqedonasit zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime

Shqipëria mbetet destinacioni më i preferuar i qytetarëve maqedonas për pushimet verore.  Sezoni turistik veror është në pikun e tij, ndërkohë qytetarët kërkojnë vende e plazhe të përballueshme për pushime verore. Destinacionet më të preferuara dhe më të kërkuara në agjencitë turistike nga ana e qytetarëve të Maqedonisë, ashtu si në vitin e kaluar dhe kete vit kerkesat jane te medha per Bregdetin Shqipetar si Durrësi, Vlora,Saranda pasi që Greqia këtë vitë ka zbatuar  rritje të çmimeve kërkesat janë rritur për pushimet në bregdetin turk ku per dallim te vogel cmimes akomodimi është më i mirë në hotelet e bregdetit turk.

Po ashtu edhe agjencitë turistike  kanë filluar me promovimin e destinacioneve të ndryshme, nga ato luksoze deri në ato të thjeshtat. Përfaqësuesit e agjencive turistike nga Maqedonia, për agjencionin e lajmeve Zhurnal shpjegojnë se një pjesë e qytetarëve kërkojnë aranzhmane All-Inclusive, ndërsa një pjesë tjetër kërkojnë të akomodohen në apartmente private.

Gjithashtu interes për paketat e destinacioneve ekzotike, siç  janë Maldivet,Tailanda,Santo Domingo,Bali dhe Dubai, vijnë më tepër nga çiftet e posamartuar.

 

Të fundit